Allegri: Ronaldo është i jashtëzakonshëm

Allegri: Ronaldo është i jashtëzakonshëm

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka quajtur të jashtëzakonshëm Cristiano Ronaldon, para përballjes së sotme në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Juventusi do të jetë nikoqir i Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të garës më prestigjioze evropiane për klube, e cila nis në orën 20:45.

Cristiano është në formë shumë të lartë para këtij takimi, pasi në 10 ndeshjet e fundit për klubin dhe Kombëtaren i ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar tri asiste.

E Allegri është i vetëdijshëm për instinktin vrastar që Ronaldo ka para portës kundërshtare.

‘Duhet të jemi shumë të mirë si ekip për ta ndalur atë’, ka thënë Allegri në një konferencë për media para ndeshjes.

‘Mendoj se Ronaldo meriton të urohet, sepse është e jashtëzakonshme kur një lojtar në moshën 30 apo 31 vjeçe ta ndryshojë plotësisht stilin e lojës’, shtoi ai.

COMMENTS