Alkooli dhe emocionet: Si ju bëjnë të ndiheni birrat dhe verërat

Alkooli dhe emocionet: Si ju bëjnë të ndiheni birrat dhe verërat

Biberoni dhe fëmija juaj
Shtatzënat duhet të konsumojnë sa më shumë mish peshku

Vera e kuqe ju bën të ndiheni të relaksuar! Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve të një studimi (53 për qind prej tyre) kanë thënë se vera e kuqe i bën të ndihen të relaksuar.

Kjo do të thotë, në bazë të statistikave, se vera e kuqe është lloji i alkoolit që më së shumti na bën të ndihemi të relaksuar.

Megjithatë, ndonëse na bën të relaksohemi, vera e kuqe gjithashtu na bën të ndihemi edhe të lodhur.

Sipas shkencëtarëve, vera e kuqe ju bën të ndiheni të relaksuar dhe të lodhur jo sepse i shkakton këto ndjenja, por ju keni tendenca ta pini atë në situata të cilat janë relaksuese dhe lodhëse (p.sh., në divan kur jeni duke shikuar televizor pas një jave të gjatë me punë).

Të njëjtat efekte i ka edhe vera e bardhë, e cila gjithashtu ju bën të ndiheni të relaksuar dhe të lodhur, por gjithashtu edhe të sëmurur.

Sa i përket birrës, ajo njihet si pije e cila ju relakson dhe jua rritë vetëbesimin.

Përveç këtyre dy të mirave, birra gjithashtu e shkakton edhe lodhjen!

COMMENTS