Albright gati për t’u bërë myslimane në kundërshtim të Trumpit

Albright gati për t’u bërë myslimane në kundërshtim të Trumpit

Lajmi i madh, lirohet Ramush Haradinaj (Video)
Media austriake kërkon rishikim të politikave europiane mbi Ballkanin, ja sulmi i Erdoganit dhe Putinit në krahët e dobët të Europës

Ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright, ka thënë se është e gatshme të regjistrohet si myslimane në solidaritet me ata që praktikojnë fenë në Amerikë.

Kundërshtimi i zonjës Albright vjen pas raportimeve se Presidenti Trump është duke planifikuar të marrë masa ndaj imigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

‘Unë u rrita si katolike, u bërë anëtare e Kishës anglikane dhe më vonë zbulova se familjen e kam hebreje. Jam gati të regjistrohem si myslimane për solidaritet’, ka shkruar Albright në Twitter.

Reagimi i ish-Sekretares së Shtetit ka ardhur pasi Presidenti pritet të nënshkruajë një urdhër me të cilin ua ndalon hyrjen imigrantëve me origjinë nga disa shtete myslimane.

COMMENTS