Albin Kurti viziton ish liderin politik të UÇK-së (Foto)

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti së bashku me profesorin Rexhep Qosja kanë vizituar sot veprimtarin dhe ish liderin politik të

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti së bashku me profesorin Rexhep Qosja kanë vizituar sot veprimtarin dhe ish liderin politik të UÇK-së Adem Demaçi.

‘Qartësia dhe thellësia e mendimit dhe dijes së tyre frymëzon si ngahera, pavarësisht kohërave tona e moshës së tyre’, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Ndër tjerash ai ka thënë se Adem Demaçi i ka dhënë pamatshëm Kosovës dhe shqiptarëve.

‘Baca Adem i dha pamatshëm shumë Kosovës dhe shqiptarëve. Dhe, sot, me entuziazëm të paepur porosit: Përpara!’, ka përfunduar shkrimin e tij Kurti.

COMMENTS