Albin Kurti vizitoi varrin e Alija Izetbegoviqit

Albin Kurti vizitoi varrin e Alija Izetbegoviqit

Rriten rastet e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve
Mehmet Kraja: Kosova ka nevojë për më shumë idealizëm (Video)

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka vazhduar vizitën e tij në Bosnjë e Hercegovinë. Kurti me këtë rast ka vizituar varrin e ish – kryetarit të parë të Bonjë e Hercegovinës Alija Izetbegoviqit si dhe monumentin për fëmijët sarajevas të vrarë.

Për këtë Kurti ka shkruar në Facebook:

‘Gjenocidi në Kosovë i pranverës së vitit 1999, u zbatua nga operacioni ushtarak i Serbisë ‘Patkoi’ i cili i dëboi rreth 860 mijë shqiptarë nga Kosova dhe vrau afër 10 mijë civilë të paarmatosur. Gjenocidi në Sarajevë u zbatua përgjatë gati katër vjetëve, saktësisht 1.425 ditëve, aq sa zgjati rrethimi i hekurt i qytetit. U vranë 11.541 civilë (nga të cilët 1.601 fëmijë) kurse u plagosën a lënduan mbi 50 mijë të tjerë. Për çdo ditë mbi qytet binin mesatarisht 329 granata. Gjatë qëndrimit në Sarajevë bëra nderim dhe vendosa lule të freskëta te varri i kryetarit të parë të B&H, Alija Izetbegovic, dhe te monumenti i fëmijëve sarajevas të vrarë gjatë luftës’.

COMMENTS