Albert Stanaj paraqitje fantastike në ‘Jimmy Fallon Show’ (Video)

Albert Stanaj paraqitje fantastike në ‘Jimmy Fallon Show’ (Video)

Aurela Gaçe ironizon klikimet
Meda & Vjollca Haxhiu bashkë në hitin e verës

Shou më i ndjekur amerikan, ‘Jimmy Fallon Show’ nuk ka të ndalur. I ftuar për të performuar në këtë spektakël ka qenë edhe një shqiptar tjetër.

Albert Stanaj ka pasur një paraqitje fantastike mbrëmjen e së mërkurës, duke u vlerësuar lartë për performancën me këngën ‘Ain’t love strange’.

E me këtë paraqitje të këngëtarit shqiptar ka qenë i kënaqur edhe vet autori i emisionit, i cili në fund ka shkuar e ka përqafuar 22 vjeçarin.

Paraprakisht, Jimmy në dorë mbante edhe albumin e këngëtarit, të cilin tha se vlen ta kemi në koleksionin tonë.

Ndryshe, edhe modelja shqiptare Emina Cunmulaj e ka përgëzuar Stanajn për performancën në shoun më të madh amerikan.

COMMENTS