Alban Skënderaj dhe Miriam Cani sjellin ‘Dhuratën’ e tyre (Video)

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani sjellin ‘Dhuratën’ e tyre (Video)

Një projekt muzikor është paralajmëruar këto ditë nga çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Pas 4 vitesh nga projekti i tyre i fundit i përbashk

Një projekt muzikor është paralajmëruar këto ditë nga çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.

Pas 4 vitesh nga projekti i tyre i fundit i përbashkët, Albani dhe Miriami sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri.

Kënga mban titullin ‘Dhuratë’ dhe është dedikim për vajzën e tyre, Ameli e cila është fokusi kryesor edhe në videoklipin e çiftit.

‘Dhuratë’ e quajnë Albani dhe Miriami vajzën, në këngën me tekst dhe muzikë nga vetë Albani, e publikuar pikërisht në ditën kur Ameli feston edhe ditllindjen.

Në rrjete sociale, Miriami ka publikuar këngën e re dhe ka shkruar disa fjalë vërtetë emocionuese dedikuar të bijës.

‘Gezuar Datelindjen zemra e mamit.
Sot qielli eshte i paster per te dhuruar te gjitha rrezet e diellit qe ti meriton ne kete dite te madhe. Asgje nuk dua me shume ne jete se lumturine tende. “Ti je dhurata me e bukur ne jete, je te gjitha pergjigjet, je suksesi i vertete.’
Gezuar shpirt me kete kenge ty dhe cdo prindi, femije e cdo shqiptari kudo ne bote ❤’, ka shkruar ajo.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re nga Albani dhe Miriami, ku përveç tekstit edhe videoklipin e ka me përplot domethënje, kurse një çast vërtetë i ëmbël është kur vetë vajza e tyre i këndon vargjet e kësaj kënge.

COMMENTS