Albba Morina – nikoqire, glamur dhe sharm në tapetin e kuq të ZhurmaVMA12

Kanë mbetur edhe 12 ditë nga ndarja e çmimeve në 'ZhurmaVMA12' ndërsa trofetë janë në pritje të artistëve më të mirë shqiptarë. Dhe si gjithmonë pj

Kanë mbetur edhe 12 ditë nga ndarja e çmimeve në ‘ZhurmaVMA12’ ndërsa trofetë janë në pritje të artistëve më të mirë shqiptarë.

Dhe si gjithmonë pjesa më simpatike, aty ku shfaqet eleganca e mysafirëve është padyshim tapeti i kuq.

Për dallim prej edicionit të 10-të të Zhurmës ku nikoqire e prezantimit brenda në sallë ishte Albba Morina, këtë vit organizatorët e kanë pozicionuar prezantuesen në një vend tjetër.

Me tërë sharmin e saj, Albba sivjet ka marrë një përgjegjësi tjetër të madhe. Ajo është ngarkuar që t’i presë me pyetjet e saj mysafirët që kësaj here janë të shumtë.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë organizatorët të cilët premtojnë edhe shumë surpriza në mbrëmjen e 15 Shtatorit.

Ndryshe, ky vit shënon herën e 12-të të Zhurmës, ku nderohen projektet më të mira të artistëve brenda një viti.

COMMENTS