Akuzon këngëtari spanjoll: ‘Let it go’ është plagjiaturë! Paditen Demi Lovato, Idina Menzel dhe Disney (Foto)

Akuzon këngëtari spanjoll: ‘Let it go’ është plagjiaturë! Paditen Demi Lovato, Idina Menzel dhe Disney (Foto)

‘Disney’ është duke u hedhur në gjyq nga një këngëtar që pretendon se një nga këngët e tij u plagjiatura për këngën e famshme të filmit Frozen, ‘Let It Go’.

Këngëtari Jaime Ciero, po padit edhe Idina Menzel dhe Demi Lovaton, të cilët gjithashtu interpretuan këngët.

Ai pretendon se këngën e tij ‘Volar’ e cila përkthehet ‘Fluturimi’ nga spanjishtja, ishte baza për rrugën e duhur për këngën ‘Let it go’, e cila u shndërrua në fenomenin global të animuar, në vitin 2013.

Idina Menzel, Demi Lovato dhe ‘Disney’ janë paditur nga një këngëtar që pretendon se kënga ‘Let It Go’ është plagjiaturë e një prej këngëve të tij

Ai ka regjistruar këngën e tij në vitin 2008 dhe pretendon se është luajtur në nivel global.

Këngëtari tha se versioni origjinal ishte ‘një sukses i madh ndërkombëtar që arriti miliona dëgjues dhe u rendit në disa top lista të këngëve më të njohura dhe me performancë më të mirë’.

Në paraqitjen e tij, ai pretendon se ekzistojnë ngjashmëri të qarta në kombinimet e vargjeve, strukturat, meloditë, tekstet, temat, prodhimi dhe në tërësi konteksti i projektit.

Jaime Ciero pretendon se kënga e tij ‘Volar ‘ ishte baza për krijimin e fenomenit muzikor ‘Let it Go’.

Ai është duke kërkuar një pjesë të fitimeve të filmit, i cili ndodh të jetë një nga filmat me fitimet më të larta të të gjitha kohërave; duke e bërë pothuajse 1.3 miliardë dollarë në zyrën e biletave të buxhetit prej 150 milion dollarë.

‘Frozen’ ishte shkruar nga Kristen Anderson-Lopez dhe bashkëshorti i saj, Robert Lopez.

Kënga e spanjollit Jaime Ciero numëron 14,717 shikime në YouTube, ndërsa ‘Let it Go’ 1,249,399,612 shikime deri më tani.

Megjithëse ‘Volar’ mori një fillim trevjeçar në YouTube, kjo këngë nuk ka arritur ende në të njëjtën audiencë të që ‘Let It Go’.

‘Let It Go fitoi’ fitoir dy çmime nga Akademia në ‘Oscar’ në vitin 2014, atë ‘për këngën më të mirë origjinale’, dhe çmimi tjetër për ‘filmin më të mirë të animuar’

COMMENTS