Akullore shtëpie

Akullore shtëpie

S’ka asgjë më të mirë se një akullore në ditët e ngrohta që po vijnë.

E pse të mos e pergatisim vetë?

Një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë që do t’ju bëj të shijoni një nga akulloret më të dashura, ato me shije të vaniljes.

Përbërësit:
7-8 pluhur akulloresh
2 gota qumësht
3 vezë
2 lugë nisheste
2 lugë arra ose bajame të pjekura
1 vanilje
1 lugë gjalpë
1 lugë reçel

E derdhim qumështin në një tenxhere dhe e lëmë të vlojë, pas vlimit e largojmë dhe e lëmë të ftohet pak.

Më pas rrahim vezët , hedhim nishestën, pluhurin e akulloreve dhe shtojmë qumështin me gjalp.

I përziejmë dhe i lëmë të ziejnë, derisa të marrin valë, i heqim nga zjarri dhe pasi të ftohen pak, hedhim vaniljën, arra ose bajamet e pjekur, të shtypura.

Masën e lëmë të ftohet dhe e vëmë në frigorifer të ngrihet.

COMMENTS