Akullore me petë

Përbërësit:

7 të bardhë të vezë

7 lugë sheqer

1 filxhan qumësht dhe një lugë sheqer

Peta

1 litër qumësht

7 të verdhë të vesë

2 pudingë vanille

1 margarinë

200 gr. sheqer pluhur

Përgatitja:

Tundni 7 të bardhët e vesë deri sa të fitoni masë dhe ia shtoni 7 lugë sheqer, një nga një. Kur kjo të jetë tundur mirë, ia shtoni pluhurin për pjekje dhe e piqni në 200 gradë. Kur të jetë pjekur, e zbutni me një filxhan qumësht në të cilin është shtuar një lugë sheqer.

E vloni një litër qumësht me 7 lugë sheqer. Të verdhtë e vesë së tundur me pluhurin e pudingut e derdhni në qumështin e vluar dhe e zieni derisa të fitohet një masë e dendur. Margarinën e tundur me sheqer pluhur i bashkoni me petën e pjekur dhe e qitni mbi koren e pjekur. Mbi të vendosni kremin e vanillës.

COMMENTS