Akullore me fëstëkë

Akullore me fëstëkë

Omëletë me djath e speca
Lëng për frymëmarrje të lehtë

Një nga ëmbëlsirat e pashmangshme të stinëve të ngrohta është edhe akullorja. Sot po ndajmë me ju recetën për përgatitjen e një akulloreje.

Përbërësit
200 gr fëstekë/pistachio
50 gr sheqer
300 ml qumësht soja
50 gr cokollatë fondente

Udhëzimet

Fillimisht, enën ku do të rrahim panën e lëmë në ngrirje për 30 min ose një orë.

Pastaj, grijmë 100 gr fëstëkë bashkë me sheqerin imët, derisa të krijoni një masë të ngjashme me miell.

Bashkojmë në një enë bashkë me qumështin dhe lëmë në frigorifer për 5 minuta.

Më pas, rrahim panën në enën që kishim lënë në ngrirje. Shtojmë sipër qumështin bashkë me cokollatën e grirë imët. Kur të kemi krijuar një masë homogjene, e hedhim atë në një enë që mbyllet mirë.

E vendosim në ngrirje për 30 minuta, e nxjerrim, e trazojmë prapë. Kështu veprojmë 5 herë, pasi kjo siguron që akullorja të qëndrojë kremoze.

Ju bëftë mirë.

COMMENTS