Aktualizohet fustani nga mishi i Lady Gaga-s (Video)

Kur pati arritur në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2010, Lady Gaga kishte veshur një fustan të bërë tërësisht prej mishi. Kjo shokoi gjithë audiencën, duke mos llogaritur më pas reagimet e organizatave të mbrojtjes së kafshëve.

Tani, 6 vite më pas, fustani i dizenjuar nga Franc Fernandez dhe i stiluar nga Nicola Formichetti është kthyer në pjesë të menusë së një restoranti në Pekin, Kinë.

Fustani nga Mishi ne restoran

Kjo menu përmban një minaturë të fustanit së Gagas, e cila përbëhet nga një kukull e veshur me ‘fustan’ prej mishi, copat e së cilës shkëputen në formë biftekësh për t’u pjekur, skuqur apo zier në vaj ulliri.

Nëse kthehemi tek fustani origjinal, i cili u krijua si një formë proteste ndaj politikës ‘Mos pyet, mos trego’ të ushtrisë amerikane, u shfaq në vitin 2011 në Rock and Roll Hall of Fame, ku dhe po qëndron aktualisht.

COMMENTS