Aktorja Yllka Gashi ka festë sot! (Foto)

Aktorja Yllka Gashi ka festë sot! (Foto)

Dua Lipa arrin 3 milionë ndjekës në Instagram (Foto)
Adelina kap gjysmë milion klikime me “Na” (Video)

Shumë kush e njeh si Zana në serialin ‘Familja Moderne’, e dikush si Sheki nga ‘Kombinati’. Aktorja Yllka Gashi ka edhe në jetën e përditshme një familje për t’i marrë lakmi.

Pikërisht sot aktorja dhe bashkëshorti i saj festojnë 15 vjetorin e së qenit bashkë, përkatësisht tetë vjet martese dhe katër të qenit prindër të vajzës Nina.

’15 vjet bashkë, 8 vjet martesë, gati 4 vjet prindët e Ninës! Avanturë me plot dashni, knaqsi, përlamje, inati, kompromise, përqafime, t’keshme me lot! Nëse ish dashtë me i rijetu edhe nihere krejt kto vjet prej fillimit, nuk e kisha ndryshu asni sekond! Të dua!’, ka shkruar Yllka Gashi në Facebook.

Kujtojmë se aktorja është e martuar me Albian Gagicën dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

aktorja-yllka-gashi-ka-feste-sot-foto

COMMENTS