Aktorja shqiptare bëhet ‘Nuse e Stambollit’ (Video)

Aktorja shqiptare bëhet ‘Nuse e Stambollit’ (Video)

Elvana Gjata takon ‘ikonën’ e saj të preferuar (Foto)
Ju kujtohet këngëtarja Rezarta Shkurta? (Foto)

Asli Enver, aktorja shqiptare po vazhdon të krijoj karrierë artistike në kinematografinë turke.

Aktorja 32-vjeçare po shfaqet me mjaft sukses në serialin e ri turk, i cili po ndiqet prej shumë teleshikuesve në Turqi.

‘Istanbullu Gelin’, titullohet seriali i ri, ku aktorja shfaqet ka rolin kryesor të femrës si Sureyya.

Projekti bën fjalë për një femër prej Stambollit që martohet në qytetin e Bursës gjersa këtë nuk e miraton dhe e ‘lufton’ vjehrra, e cila nuk e pranon si nuse të shtëpisë.

E në rolin kryesor, përkatësisht të bashkëshortit të aktores shfaqet legjenda e muzikës turke, Ozcan Deniz, i cili në jetën reale është në lidhje me bukuroshen 19-vjeçare Buse Narci.

Ndryshe, këngëtarja tash e sa kohë është në lidhje me këngëtarin më të përfolur të ditëve të sotme, Murat Boz.

COMMENTS