Aktori shqiptar mesazh Thaçit – Bëhu si Trump! (Foto)

Babastars paralajmërojnë ‘High 5’ (Video)
Stanaj përkrah me reperin e njohur botëror (Foto)

Fjalimet dhe deklaratat e presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës siç duket kanë ndikuar tek të gjithë. E aktori i njohur shqiptar Julian Deda ka një ide për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Kërkon që Thaçi të urdhërojë ndërtimin e një muri në veri për të mbrojtur territorin e Kosovës, e për të cilin do të paguanin vet serbët.

‘Po të isha President i Kosovës, do të ndiqja shembullin e Trump për ndërtimin e murit me Meksikën. Do të kisha shembur atë ndyrësirë muri që ndërtuan serbët në Mitrovicë dhe do ndërtoja një tjetër vet, akoma më të lartë dhe shumë më të trashë, që të mos ketë byçe serbi të futet. Do ta ndërtoja vet dhe do t’i detyroja ta paguanin.

P.s. Pse jo? Kosova është shtet i pavarur dhe mund të bëjë gjithçka për të mbrojtur paprekshmërinë e territorit te saj’, shkroi Deda në Facebook.

Ndryshe, Julian Deda është një ndër aktorët më të pëlqyer nga publiku, e kjo për shkak të profesionit të tij, por edhe ironizimit me gjendjen aktuale gjë që e bën publikun për vete.

” height=”258″ class=”aligncenter size-full wp-image-15468″ />

COMMENTS