Projekti ‘KanGur’ është një projekt që pritet të filloj së shpejti. Audicionet janë mbajtur në Shqipëri ku kanë qenë të ftuar aktorët e të gjitha t
Projekti ‘KanGur’ është një projekt që pritet të filloj së shpejti.
Audicionet janë mbajtur në Shqipëri ku kanë qenë të ftuar aktorët e të gjitha trevave shqiptare.
Skenarin dhe regjinë e ‘KanGur’ e ka bërë Luan Kryeziu i cili njihet si realizues i produksionit amerikan “SQUATTERS”, dhe i përzgjedhur për serialin amerikan “Clash of the Vampires”.
Në këtë film krahas aktorëve nga Shqipëria po marrin pjesë edhe disa nga Kosova. Ata janë: Kushtrim Asllani, Shkelqim Bunjaku, Muhamed Arifi dhe Vlora Dervishi.
Aktori Kushtrim Asllani në një prononcim për portalin arbresh.info tha se projekti “KanGur” i ka dhënë një mundësi e madhe për aktorët e rinjë.
‘Ky projekt audicionet i mbajti në Shqipëri dhe i ka ftuar aktorët nga të gjitha trevat shqiptare. Përzgjedhja e aktorëve ka sjellur edhe emra të njohur si Eva Murati dhe Klea Huta.
Përndryshe, xhirimet e ‘KanGur’ do të fillojnë këtë muaj./A.i/
COMMENTS