Aktori i famshëm kosovar aderon në Vetëvendosje (Foto)

Aktori i famshëm kosovar aderon në Vetëvendosje (Foto)

Veseli: Demarkacioni do të jetë para deputetëve në Kuvend këtë muaj
Prokuroria Speciale aktakuzë Fatmir Limajt për krime lufte

Aktori i njohur kosovar Adem Mikullovci i është bashkuar Vetëvendosjes.
Këtë e kanë bërë të ditur burime të ‘Zëri.info’, brenda VV-së.

Mikullovci, muaj më parë kishte folur për kandidatin për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurtin, për të cilin kishte thënë se ka vizion, gjersa për Vetëvendosjen kishte thënë se është e vetmja shpresë e Kosovës.

‘Idolli im. E respektoj shumë këtë djalë. Ka vizion, pa kurrëfarë ambicie personale. Asnjë. As ky as këta të tyne nuk luftojnë për pozitë. Asnjëri nuk ka kurrëfarë ambicie m’u ba kryeministër, as kryetar Kuvendit. Këta janë njerëz që punojnë vërtetë për Kosovën. Dhe kur do ta kuptojë populli i Kosovës – për zgjedhje të lira – që duhet me dalë, se e vetmja shpresë, e vetmja dritë që ndriqon atje në errësirë, që fshihet, është Vetëvendosja’, kishte thënë ai.

Mikullovci ka edhe karrierë politike. Në vitin 1990 ai kishte qenë në mesin e deputetëve që shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.

COMMENTS