Aktoret që nuk janë bërë nëna ndihen të paragjykuara

Aktoret që nuk janë bërë nëna ndihen të paragjykuara

Filmi ‘Home’ po vjen bashkë me Bebe Rexhën ( Foto)
Shikoni si duket ‘Selma’ në jetën reale (Foto)

Për shumë gra, të pasurit fëmijë, apo të qenët nënë është arritja më e madhe në jetë që sfumon karrierën, jetën sociale e çdo arritje tjetër!

Nuk mund të jesh e përmbushur, nëse nuk gëzon statusin nënë e nëse kjo është njëra anë e medaljes, tjetra lidhet me faktin që një grua mund të ketë shumë role në këtë shoqëri veç atij të nënës e sërisht të ketë një jetë të lumtur ! Më mirë se çdokush këtë gjë e dinë gratë që kanë bërë këtë zgjedhje, qoftë e diktuar nga rrethanat apo e lirë.

‘Unë nuk jam një prind biologjik, por unë jam një nënë. Mësoj dhe u qëndroj afër aktorëve të rinj, kam shumë nipër e mbesa që i dua sikur të ishin fëmijët e mi. Në këto ditë ka shumë mënyra për t’u bërë nënë dhe kjo nuk lidhet vetëm me emrin tuaj në një certifikatë lindjeje. Dashuria mund të shprehet në shumë forma! Vërtetë nuk kam ndërruar pelena, por kam ndihmuar mbesën time në shkollë, i jam gjendur pranë nipit në momente të vështira dhe këto gjëra më kanë bërë të ndihem shumë mir’.

– Kim Cattrall

Kam dëgjuar të thuhet për mua se jam egoiste dhe e orinetuar drejt karrierës! Asnjëherë nuk më ka pëlqyer presioni që kam ndjerë vetëm se zgjodha të mos jem nënë. Nuk ndihem aspak e dështuar vetëm se nuk kam lindur! Vërtetë nuk jam riprodhuar, por unë kam prindëruar në mënyrën time ! Kam patur kafshë shtëpiake që i kam mësuar si të sillen, kam ndenjur me fëmijët e miqve të mi dhe kam po aq shumë dashuri për të dhënë sa një nënë.

-Jennifer Aniston

‘Po të kisha fëmijë, fëmijët e mi do të më urrenin. Ata do të kishin përfunduar në ekuivalentin e shfaqjes Oprah duke folur për mua; sepse diçka [në jetën time] do të duhej të vuante dhe ndoshta do të ishin fëmijët ata që do të vuanin pasojat’.

-Oprah Winfrey

‘Nuk jam penduar kurrë që nuk u bërë nëna. Karriera,miqtë, dashuria për filmin më ka mbushur çdo boshllëk! E njoh veten time dhe nuk do i kisha përballuar të dyja :fëmijën dhe karrierën’.

-Betty White

‘Veç fëmijëve në këtë jetë mund të sjellin shumë gjëra lumturi e gëzim! Më duket sikur më e lehtë është të sjellësh në jetë një fëmijë sesa të japësh dashuri dhe këtë gjë nuk e dinë të gjithë. Sjellin në jetë fëmijë e nuk dinë të duan’.

-Cameron Diaz

‘Nuk ishte fati im. Mendoja se do të ishte, kam pritur që të ndodhë, por nuk ndodhi kurrë ! Nuk më interesonte se çfarë mendojnë njerëzit ‘.

– Helen Mirren

COMMENTS