Aksion policor në Vushtrri, arrestohen 3 persona

Aksion policor në Vushtrri, arrestohen 3 persona

Funksionalizimi i Odave shëndetësore, peng i Qeverisë së re
Lista e deputetëve që kanë nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë (DOKUMENT)

Policia e Kosovës e rajonit të Mitrovicës, ka realizuar sot në mëngjes një aksion në qytetin e Vushtrrisë dhe disa fshatrave të kësaj komune, me ç’rast ka konfiskuar 4 armë, rreth 180 fishekë dhe gjësende tjera, ndërsa, janë arrestuar tre persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për KosovaPress se sektori rajonal i hetimeve në Mitrovicë ka ndërmarrë një aksion në orët e hershme të mëngjesit, me ç’rast janë konfiskuar armë, municion, shufra metalike dhe gjësende tjera.

Sipas tij, policia ka arrestuar tre persona të cilët aktualisht po mbahen në objektet e policisë për procedura intervistuese.

‘Sot në orët e hershme të mëngjesit sektori rajonal i hetimeve në Mitrovicë ka ndërmarrë një operacion ku është realizuar urdhër kontroll. Me këtë rast janë bastisur pesë lokacione të ndryshme, kryesisht bastisjet janë kryer në zonën e Vushtrrisë, si rezultat i këtij operacioni, gjegjësisht këtyre bastisjeve, janë konfiskuar katër armë, një sasi municioni, rreth 180 fishekë, janë gjetur shufra metalike, si dhe gjësende tjera të cilat janë konfiskuar si prova materiale për veprimtari kriminale… Janë arrestuar tre persona, të cilët tashmë ndodhen në procedurat intervistuese në objektet policore’, ka thënë Zahiti.

COMMENTS