Aksion i madh policor në Prishtinë e Gjilan

Aksion i madh policor në Prishtinë e Gjilan

Vrasjet në Floridë, Policia merr në pyetje të dyshuarin
Ligji i punës nuk gjen zbatim, kërkohen ndryshime

Zyrtarë policorë kanë konfirmuar se Policia e Kosovës dhe Doganat kanë nisur një aksion të gjerë kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës sot në mëngjes.

Operacioni po realizohet, kryesisht në dy rajone në Prishtinë dhe Gjilan.

‘Në bashkëpunim me Doganën e Kosovës është duke realizuar një operacion në funksion te identifikimit dhe luftimit te veprave penale, në veçanti kundër kontrabandimit me mallra dhe falsifikimit. Lidhur me rezultatet dhe detajet do te njoftoheni pas përfundimit të operacionit’, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Raportohet se gjatë aksionit të doganierëve dhe policëve, në Fushë-Kosovë është zbuluar një minifabrikë për prodhimin e linjave false të tekstilit.

COMMENTS