Aksidentohet për vdekje një person në Gjilan

Aksidentohet për vdekje një person në Gjilan

Simiq: E njohim vetëm KFOR-in
Brengosje për ngrohjen masive të Pinguinëve të posalindur

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në një aksident trafiku ne fshatin Budrigë të Gjilanit, si pasojë e lëndimeve të rënda.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë tre vetura, ku përveç personit që ka vdekur, kanë mbetur të lënduar edhe katër persona të tjerë.

Të lënduarit fillimisht ishin dërguar për trajtim në emergjencën e Gjilanit ndërsa dy prej të lënduarve më rëndë janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

‘Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ku si pasojë një mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa dy meshkuj dhe dy femra K/Shqiptare janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit dhe dy prej tyre janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK’, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërkaq trupi i pa jetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

COMMENTS