Aksidentohet me veturë kryeministrja e Polonisë (Foto)

Aksidentohet me veturë kryeministrja e Polonisë (Foto)

Të rinjtë, të gatshëm t’i shërbejnë Ushtrisë së Kosovës (Video)
Rrëfen burri që e bukurshkroi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo, ka pësuar një lëndim të lehtë në një aksident trafiku të premten, përcjellë zico.tv

Ajo është dërguar në spitalin e Varshavës për një kontroll pas aksidentit, ka njoftuar zëdhënësja e saj.

Më keq se kryeministrja në këtë aksident ka kaluar shoferi i saj, i cili ka thyer këmbën dhe legenin.

Aksidenti ndodhi derisa vetura në të cilën ndodhej kryeministrja polake po tejkalonte një veturë të tipit Fiat.

Nga pamjet e sigurisë, vetura e kryeministres është përplasur me një peme dhe sipas një zëdhënësi të policisë, shoferi i saj ka pësuar dëmtime në këmbë dhe ijë.

Incidenti nxiti shqetësime mbi sigurinë pasi edhe presidenti dhe ministri i mbrojtjes janë përfshirë në aksidente të tilla.

Sidoqoftë, një burim nga qeveria polake siguron se asnjë nga rastet nuk ka të bëjë me ndonjë lloj sulmi.

COMMENTS