Aksidentohet artistja e famshme Ciara, pak javë pasi do të lindte! (Foto)

Mbrëmja e së premtes ishte një nga momentet më të frikshme për këngëtaren e njohur Ciara.

Ajo u përfshi në një aksident me makinë dhe menjëherë në rrjetet sociale qarkulluan foto dhe lajme ku tregohej këngëtarja e lënduar në gjoks dhe shpatull.

Gjëja që e bënte akoma edhe më të rëndë është fakti se këngëtarja është shtatzënë me fëmijën e dytë.

Por siç tregon edhe E! News, Ciara është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë problem me beben.

Burime pranë artistes kanë treguar se faji ishte i shoferit të këngëtares së ‘Overdose’, pasi automjeti kishte hyrë në korsinë e urbanëve dhe ishte përplasur në anën e djathtë.

COMMENTS