Aksident në qendër të Prishtinës, vetura godet keq këmbësorin (Foto)

Aksident në qendër të Prishtinës, vetura godet keq këmbësorin (Foto)

Seanca e Kuvendit vazhdon sot (Dokument)
Kaliforni: Zgjidhet me para çështja e heqjes së mbulesës

Një person është goditur me veturë në afërsi të Bankës Qendrore në Prishtinë.

Ekipi i policisë dhe auto-ambulanta kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Gazetari i RTK-së ka qëlluar në vendin e ngjarjes disa minuta pas aksidentit, ku ka parë se qytetarit në fjalë që kishte pësuar lëndime të rënda trupore i është dhënë ndihma mjekësore pak metra afër vendkalimit për këmbësorë.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, kanë thënë se viktima është një i moshuar dhe se vetura e ka gjuajtur rreth 3 metra larg.

Ai me auto-ambulancë është transportuar në drejtim të Qendrës Spitalore.

COMMENTS