Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 37 vjeçar

Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 37 vjeçar

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën rajonale Mitrovice-Skenderaj, pasi që drejtuesi i automjetit kishte dalë jashtë rrugës.

‘Një 37 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sot rreth orës 5 të mëngjesit në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Lushtë’, ka thënë për Veriu.info Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Ai ka treguar se sipas rrethanave të vendit të aksidentit, drejtuesi i automjetit A.H. e kishte humbur kontrollin ndaj drejtimit të automjetit, ku ishte përplasur jashtë rrugës dhe si pasojë e lëndimeve kishte mbetur pa shenja jete.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore.

COMMENTS