Aksident i çuditshëm, shuhet aktori i ‘Star Trek’

Aktori Anton Yelchin, i cili ishte i njohur për rolin e Chekov në filmat e Star Trek, ka vdekur si pasojë e një aksidenti me makinë ka thënë policia. 27 vjeçari, i cili ka qenë pjesë edhe e filmave ‘Like Crazy’ dhe ‘Alpha Dog’, ndërroi jetë pranë shtëpisë së tij në Los Angeles.

Mësohet se Yelchin doli nga makina e tij dhe në këtë moment automjeti është nisur duke e shtyrë aktorin drejt një muri dhe duke e shtypur pas tij. Plagët e marra nga ky aksident i kanë shkaktuar vdekjen 27 vjeçarit.

Jennifer Houser, e Departamentit të Policisë së Los Angeles, tha për CNN: ‘Viktima po shkonte të takonte disa kolegë të tij për prova dhe kur nuk erdhi, kolegët i shkuan në shtëpi, ku e gjetën të vrarë nga makina e vet’.

COMMENTS