Akset kryesore të vendit do jenë brenda të gjitha standardeve

Akset kryesore të vendit do jenë brenda të gjitha standardeve

Akset kryesore të vendit: veri – jug, lindje – perëndim do të jenë të kompletuara dhe rrugë të plota me të gjitha standardet, ka deklaruar ministri Da

Akset kryesore të vendit: veri – jug, lindje – perëndim do të jenë të kompletuara dhe rrugë të plota me të gjitha standardet, ka deklaruar ministri Damian Gjiknuri.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka raportuar sot përpara Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, në kuadër të analizës së ministrave për gjashtëmujorin e parë të mandatit të dytë qeverisës,

Infrastruktura rrugore

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, theksoi se brenda mandatit qeverisës do të përfundojnë të gjithë akset kryesore te vendit.

Gjiknuri tha se do përfundojmë të gjitha rrugët e nisura, sepse ajo shprehja ‘i kemi lënë rrugëve’ është e vërtetë. I nisën me 5% të fondit dhe të gjithë faturat, sipas tij, i ka paguar kjo qeveri.

‘Do përfundojmë akset Veri-Jug, disa me PPP dhe disa me buxhetin e shtetit. Me buxhetin e shtetit do të përfundojmë pjesën tjetër të unazës, loti 2 dhe 3 nga ana e Dajtit deri te TEG. Nga ana tjetër, do fillojmë unazën nga ‘Shkolla Industriale’ deri te sheshi ‘Shqiponja’, vazhdim i asaj nga Kopshti Botanik te ‘Shkolla Industriale’ për të dalë në autostradën Tiranë-Durrës’, tha ai.

Më tej, Gjiknuri, tha se do të nisë shumë shpejt gara për aksin Kardhiq-Delvinë dhe kjo është e financuar me buxhetin e shtetit duke i dhënë rëndësi zonës turistike të Sarandës.

‘Do të bëjmë bajpasin e Tepelenës duke përfunduar të gjithë aksin nga Levani deri në Kakavijë, duke e kthyer atë brenda standardeve. Do bëjmë investime me mbikalimet e nevojshme në Milot, apo disa mbikalime të tjera të nevojshme’, tha ministri.

Kontrata e ‘Rrugës së Arbrit’ ka hyrë në fuqi, nis puna brenda muajt

Gjithashtu, me PPP do të vazhdojë ‘Rruga e Arbrit’ dhe shumë shpejt kontrata ka hyrë në fuqi, para tre ditësh kompania ka sjellë projektin e zbatimit, i cili do të kalojë hallkën e miratimit nga Instituti i Ndërtimit dhe do të merret leja e nevojshme dhe financimi është siguruar nga kontraktori dhe ‘Rruga e Arbrit’ fillon brenda një muaji, ku do të hapet dhe kantieri.

‘Korridori Blu’

Sot, tha Gjiknuri, kemi nisur për shpallje me tender ndërkombëtar të segmentit Kashar-Thumanë, duke bërë kompletimin e pjesë së autostradës që vjen nga Kosova. Projekti tjetër është nga Miloti në Balldre, duke bërë një bajpas në qytetin e Lezhës dhe kjo është pjesë e koridorit Jonian-Adriatik, që quhet ‘Korridori Blu’.

Më tej ministri tha se ‘Jemi në procesin e tenderimit të bajpasit të Fierit dhe të Vlorës, ku brenda 24 prillit, do bëhet përzgjedhja e kontraktorit dhe ne synojmë brenda verës të kemi lidhur kontratat. Po ashtu dhe nga ana e Pogradecit, si Qukës – Qafë-Plloçë, një rrugë jo e bërë mirë, që kërkon dhe 50 milionë dollarë të tjerë’.

14 milion dollarë, autostrada Tiranë-Elbasan

Edhe për qytetarët e Elbasanit ka lajm të mirë, tha Gjiknuri, duke vijuar se ‘dje erdhi financimi shtesë për pjesën e mbetur të autostradës Tiranë-Elbasan, pra janë 14 milionë dollarë të tjerë, të cilat do të hidhen për të përfunduar segmentin e mbetur nga zona e Ibës, te tuneli i Elbasanit dhe jam i bindur se brenda këtij viti do të përfundojë plotësisht’.

Tunel në Llogara

‘Dhe së fundmi dhe një projekt tjetër është rruga e zonës së Dukatit që bën lidhjen e Orikumit me Llogaranë, ndërkohë që planet tona për Llogaranë është bërja e një tuneli’.

Rrugë alternative në Rrogozhinë

Gjiknuri theksoi gjithashtu, se jemi duke punuar edhe për segmentin e Rrogozhinës, ‘për një rrugë alternative për të shmangur Durrësin, pra për një rrugë më të shpejtë për në Jug’, tha Gjiknuri.

COMMENTS