AKR dhe NISMA nënshkruajnë marrëveshje për koalicion qeverisës

AKR dhe NISMA nënshkruajnë marrëveshje për koalicion qeverisës

Deputetët kërkojnë komision për mbikëqyrjen e ligjeve për FSK-në
Kosovës i duhen investitorë të jashtëm në fushën e minierave

Kandidati i AKR-së për kryetar komune dhe njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Mitrovicë, Agim Bahtiri dhe kryetari i degës së NISMA për Kosovën në Mitrovicë, Hysni Ahmeti, nënshkruan sot marrëveshjen për koalicion qeverisës në mandatin e ardhshëm 2017-2021.

Siç thuhet në njoftim, kjo marrëveshje është e bazuar në vullnetin demokratik të qytetarëve të Mitrovicës, të shprehur në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit dhe obligimin e ndërtimit të një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse. Po ashtu kjo marrëveshje koalicioni ndërmjet AKR-së dhe NISMA-s bazohet në programin qeverisës të kandidatit për kryetar të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

‘Me këtë marrëveshje NISMA për Kosovën zotohet se do të bëjë mobilizimin e përgjithshëm të strukturave partiake, duke siguruar mbështetje maksimale për kryetarin Agim Bahtiri. Pas arritjes së marrëveshjes kryetari Agim Bahtiri tha se ai do të fitoj bindshëm në zgjedhjet e balotazhit të 19 nëntorit, duke e vulosur kështu përfundimisht qeverisjen me duar të pastra edhe për katër vitet e ardhshme në komunën e Mitrovicës’, thuhet në njoftim.

Kryetari Bahtiri ka bërë të ditur se ditëve vijuese do të ketë edhe marrëveshje tjera.

Ai falënderoi drejtuesit të NISMA për Kosovën për marrëveshjen e arritur, duke shprehur bindjen se do të kenë bashkëpunim maksimal dhe korrekt mes këtyre dy subjekteve politike. Edhe kryetari i NISMA për Kosovën, Hysni Ahmeti, e vlerësoi si shumë pozitive marrëveshjen e arritur mes AKR-së dhe NISMA-s, duke thënë se me 19 nëntor kandidati i koalicionit, Agim Bahtiri, do të dalë fitues dhe do të bashkëqeverisin së bashku në katër vitet e ardhshme.

COMMENTS