AKI për rastin e Vllasit: Mos publikoni materiale të paautorizuara

Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka bërë thirrje që të mos botohen materiale të paautorizuara.

AKI përmes një njoftimi për media, duke iu referuar ngjarjeve të fundit ka bërë thirrje po ashtu që të mos publikohen materialet nga biseda e Murat Jasharit, të dyshuarit kryesor për plagosjen e Azem Vllasit, pasi sipas AKI-së janë në dëm të sigurisë kombëtare.

Në njoftimin e AKI-së thuhet se për çdo gjë që AKI ka për të deklaruar, këtë e bën vetëm përmes adresës elektronike zyrtare dhe faqes zyrtare në internet.

Lexoni të plotë njoftimin e AKI-së:

‘Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, duke marrë parasysh rrethanat që janë krijuar me ngjarjen e fundit, e ku përmenden të dhëna që kanë dalë nga AKI, deklaron zyrtarisht se, asnjë nga të dhënat e publikuara nuk është e vërtetë, dhe së këndejmi thërret mediet dhe opinionin publik për maturi që të mos shpërndajnë asgjë të paautorizuar!

AKI e kualifikon këtë si një fakt në dëm të sigurisë kombëtare, dhe se për çdo gjë që AKI ka për të deklaruar, këtë e bën vetëm përmes adresës elektronike zyrtare dhe faqes zyrtare në internet’.

COMMENTS