‘Ajo’ që i bëri bashkë dyshen Ghetto Geasy e Majk (Video)

Prej dy vitesh ka filluar terapinë hormonale, kështu duket vajza e Angelina Jolie
Nora Istrefi me mesazh për Tunën pas lindjes së Tianit (Foto)

‘Ajo’ titullohet kënga më e re, e cila i bëri përsëri bashkë dy reperët e njohur Ghetto Geasy dhe Majk.

Ka qenë vetë Geti ai i cili e ka shpallur këngën ‘Ajo’ si hit të këtij viti. ‘Veç muna me ju pershendet shihemi ne vitin 2017 … #BABASTARS’, shkruan në Instagram, Geti.

Ghetto Geasy

Të dy reperët janë kujdesur për muzikën dhe tekstin derisa videoklipi është realizuar nga Max Production. Pak orë nga publikimi në YouTube ‘Ajo’ ka marrë mbi 450 mijë klikime.

Vlen të ceket se për ‘beat’ e këngës është kujdes treshja fantastike – Nurteel, Granit Gashi dhe Libeats.

Përndryshe, dyshja e ka publikuar këngën më të re, një vit pas lansimit të hitit të padiskutueshëm ‘Sjena Mo’.

Mirëpo se a do jetë hit edhe ‘Ajo’ apo jo, mbetet të shihet në vazhdim.

‘zico.tv’

COMMENTS