‘Ajo’ ndryshon renditjen e TOP 20 (Video)

Propozimi i javës së kaluar në listën e 20 këngëve më të dëgjuara shqiptare, bashkëpunimi mes Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo, ka ndryshuar renditjen e top listës për këtë javë. Për vetëm 7 ditë, ‘Ajo’ ka arritur të mbizotërojë TOP 20 ZICO TV me mbi 1 mijë vota.

Në pesë vendet e para gjenden: Etnon ft. Genta Ismajli me ‘Shake it’ e cila poashtu ka rezultuar suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Hiti ‘Bonbon’ i Era Istrefit i cili po vazhdon ende të dëgjohet, derisa këtë javë është votuar si e treta në renditje, i ka lënë radhën në vend të katërt grupit NRG Band & Dj Aldo me ‘Mos u ndal’, një këngë shumë ritmike. Nora Istrefi me ‘Sa t’kom dasht’ kësaj here është pozicionuar në vendin e pestë e kështu me radhë.

Janë bërë edhe hyrje të reja në TOP 20. S’kishim se si mos t’i propozonim edhe këto këngë: MC Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop, Elvana Gjata – Njësoj, Besa ft. Flori – 1, 2, 3, Gjyste Vulaj – A po keni hot projekte më të reja të artistëve më të njohur shqiptarë.

Ju vazhdoni t’i jepni votat tuaja për të preferuarit tuaj në llogarinë e ZICO TV në facebook, dhe portalin www.zico.tv.

COMMENTS