Ajo ka thyer barrierat e asaj që quajmë ‘e bukur’ (Video)

Ajo ka thyer barrierat e asaj që quajmë ‘e bukur’ (Video)

Arkitektët për shoqërinë! (Video)
Sekreti i pesë truqeve të ‘magjistarëve’, që gjithmonë ju mahnitin (Video)

Harnaam Kaur, 25 vjecarja britaneze me prejardhje nga India, ka thyer barrierat e asaj qe quajme ‘e bukur’.
Me daten 8 shtator te vitit te kaluar, ajo hyri ne librin e rekordeve Genis, si femra me e re me mjekerr te plote!

Qimet e saj te fytyres dhe ne trup filluan te rriten ne menyre te pakontrollueshme ne moshe shume te re si pasoje e nje crregullimi hormonal te quajtur ‘sindroma polisistik overi’.

Si e re, ajo kishte shume telashe madje shpesh nuk shkonte as ne shkolle per arsye te fyerjeve qe moshataret e saj I benin per dukjen e saj.

Buurre, bishe, e trashe, e cdo ofendim qe iu vjen ne koke iu tha asaj qe ne moshen 12 vjecare, deri sa ne nje moment te caktuar kishte dashte te beje edhe vetvrasje.

Disa here ajo ka lenduar dhe mallkuar veten per dukjen e saj, dersa vazhdimisht duhej te gjente nje menyre edhe me te dhimbshme per te hequr qimet e teperta, qe nuk e lejonin te ishte nje femer me dukje standarde.

Ne moshen 16 vjecare, derisa kishte nje grusht pilula gati per te kryer nje akt fatal, ajo vendosi qe te mos perjetoj me dhembjet e heqjes se vazhdueshme te qimeve ne fytyre dhe gjoks, duke ‘perqafuar veten ashtu sic eshte’, shprehet Kaur.

-Per nje kohe te gjate punoi qe te rikthente vetbesimin dhe te donte veten me dukjen e re, edhe pse edhe sot kur kalon rruges ajo veren reagimet e njerezve qe bejne kur e shohin, por me nuk I ben pershtypje, bile ndalet dhe ben foto me ta.

Duke kaluar me shume veshtiresi moshen e adoleshences dhe me te gjitha talljet dhe fyerjet qe njerezit I benin ne rruge per dukjen e saj, sot Harnaam Kaur, eshte symbol I bukurise unike.

Ate e gjeni kudo, qe nga fotosesionet per revistat me me nam e deri tek pistat e modes.
Kaur tani eshte njera nga aktivistet me te zhurmshme per vetbesimin ne pergjithesi duke thyer keshtu barrierat standarde te bukurise tipike te paracaktuara sipas gjinise.

Harnaam Kaur shprehet e entuziasmuar per vlersimin nga libri I rekordeve Genis, derisa vazhdimisht don te tregoj sa personalitet te forte ka dhe sa unike duket, qofte edhe permes grimit, veshjes, tatove etj.

25 vjecarja, si ikone e vetbesimit, ka perkrahjen maksimale ne menyren e saj te jeteses nga familja, e sidomos nga vellai I vogel I cili eshte gjithmone afer saj ne cdo parakalim te tapetit te kuq ose rrugeve te qytetit.

Derisa 1 ne 10 femra ne bote vuajne nga e njejta semundje, qe eshte kronike dhe trajtimi I se ciles nuk perfundon asnjehere, shume nga to e quajne Kaur si ambasodre per vetdijesimin e njerezve per kete crregullim hormonal, qe ne fakt nuk ka nje fill te caktuar se pse ndodh.

COMMENTS