Ahtisaari ka një plan për Katalonjën

Ahtisaari ka një plan për Katalonjën

Partitë maqedonase në garë për votat e shqiptarëve
Nis gjyqi i parë ndaj policëve ‘puçistë’ në Turqi

Kriza në Spanjë ka tërhequr vëmendjen e negociatorit finlandez Martti Ahtisaari, i cili ndërmjetësoi në zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Siç thuhet, Ahtisaari në Këshillin Nordik në Helsinki tha se katalonasit ‘kanë bërë një marrëzi’, kur shpallën një anshëm pavarësinë, por edhe spanjollët reaguan tepër ashpër.

Ai i kërkoi Madridit që ta lejojë udhëheqësin e shkarkuar katalanas Carles Puigdemont të kthehet dhe të marrë pjesë në zgjedhje.

‘Duhet ndërmjetësim. Unë nuk e di nëse mund të kyçen BE apo OKB, por nuk duhet të lejojmë që situata të dalë nga kontrolli’, ka thënë Ahtisaari.

Ahtisaari është ish-presidenti i Finlandës dhe ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara. Ai fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008, ‘për angazhimin prej disa dekadash në ndërmjetësimin, vendosjen e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve në disa kontinente’.

Madridi zyrtar ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur thirrjet për zyrtarëve katalonas për ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ose një vendi tjetër, duke potencuar se kriza katalonase është një problem i brendshëm i Spanjës.

Presidenti i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont, bashkë me disa këshilltarë të tij gjenden në Belgjikë, ndërsa kanë ndërmend të kërkojnë azil politik kanë bërë të ditur disa media spanjolle.

COMMENTS