Ahmeti: Xhamia do të ndërtohet në Dardani

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, gjatë diskutimit për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dardania kryetari, Shpend Ahmeti ka thënë q

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, gjatë diskutimit për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dardania kryetari, Shpend Ahmeti ka thënë që çështja e lokacioni tashmë është e përfunduar.

‘Xhamia do të ndërtohet, mendoj që ka lokacione më të mira, mirëpo kjo çështje tashmë është e përfunduar. Ka mbetur vetëm të shohim projektin e propozuar nga BIK-u’ ka thënë Ahmeti.

Tutje ai ka shtuar që kjo xhami do të jetë objekti më i madh fetar në tërë Kosovën dhe se do të financohet nga Bashkësia Islame Turke, diku rreth 35 milionë euro.

Sekretari i BIK-ut, Resul Rexhepi, ka thënë që kanë bërë përzgjedhjen më të mirë të projektit për ndertimin e xhamisë në Dardani, përderisa ka bërë të ditur që kjo do të jetë xhamia më e madhe në tëre Ballkanin.

‘Xhamia qendrore e kryeqytetit nuk ka të bëjë me asnjë parti politike, ajo është e besimtarëve. Kryeqytetit i duhet një xhami qendrore, e cila do të jetë më e madhja në Ballkan’ ka thënë Rexhepi.

COMMENTS