Ahmetaj: Javën e ardhshme shpallen rezultatet përfundimtare

Ahmetaj: Javën e ardhshme shpallen rezultatet përfundimtare

Procesi i pranimit të materialit të ndjeshëm do të përmbyllet gjatë ditës së sotme dhe brenda afatit të planifikuar.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj.

Ahmetaj theksoi se procesi i pranimi i materialit të ndjeshëm është duke shkuar në mënyrë të rregullt dhe të qetë.

‘Jemi në proces dhe besoj që sot do të përmbyllet procesi i pranimit të materialit të ndjeshëm. Procesi është duke shkuar mirë, dhe jemi brenda afateve të planifikuara por në të njëjtën kohë jemi edhe duke i procesuar të dhënat, kështu që procesi është duke rrjedh normalisht. Parregullsi nuk ka shumë të mëdha’, u shpreh ai.

Ahmetaj tha po ashtu se në fund të javës do të fillojnë numërimin e votave me kusht dhe me post, pasi numërimi i votave të rregullta sipas tij është bërë nëpër vendvotime.

‘Faktikisht numërimi i fletëvotimeve të rregullta është bërë nëpër vendvotime, ndërsa në fund të javës do të fillojmë numërimin e votave me kusht dhe nga fillimi i javës së ardhshme t’i kemi rezultatet për kryetarë të komunave, ku më pas do të dihet se cila komunë do të shkojë në balotazh’, tregoi tutje ai.

E sa i përket rezultateve për kuvende komunale Ahmetaj tha se ato marrin më shumë kohë pasi numri i kandidatëve është më i madh.

COMMENTS