AGK kërkon të hetohet rasti i kërcënimit të gazetares Arbana Xharra

Mbi 35 milionë euro pasuri e konfiskuar dhe sekuestruar
Hoti: Në 2016-ën mbi 22 mijë të punësuar

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim lajmin se Arbana Xharra është duke u ndier e kërcënuar pasi persona të njohur sipas saj, ia kanë vizatuar një simbol në formë kryqi me ngjyrë të kuqe në hyrje të banesës.

AGK, kërkon nga organet e sigurisë, përkatësisht Policia e Kosovës që sa më parë të hetojë këtë rast.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se do e përcjell me kujdes rastin në fjalë duke kërkuar hetime të shpejta dhe efikase nga organet e rendit.

COMMENTS