Agjenti i Balet mohon largimin nga Reali

Agjenti i Balet mohon largimin nga Reali

Durant dhe Westbrook kacafyten gjatë ndeshjes (Video)
Chelsea dëshiron ta bllokojë transferimin e Fabregasit tek Unitedi

Agjenti i Gareth Balet ka thënë se nuk ekziston mundësia që ylli uellsian të largohet nga Real Madridi këtë verë.

Sulmuesi është i lidhur me kalim te disa skuadra të Premier Ligës, por agjenti i tij Jonathan Barnett ka mohuar spekulimet.

‘Gareth është lojtar i Realit dhe e do Real Madridin, por edhe Reali e do lojtarin. Të gjitha këto raportimet për largim të tij shkruhen nga gazetarë që s’kanë idenë se ç’po ndodh ose kujt i duhet të shkruajë diçka dhe nuk i intereson se a është e vërtetë apo jo’, ka thënë ai për ‘ESPN’.

Bale ka shënuar 14 gola në 31 paraqitje për Realin këtë sezon.

COMMENTS