Agjencioni ‘Ilir Krasniqi’ pajiset me liçencë nga Gjermania për punësim jashtë vendit

Agjencioni ‘Ilir Krasniqi’ pajiset me liçencë nga Gjermania për punësim jashtë vendit

Rritje shqetësuese e aksidenteve me fatalitet në Kosovë
Ecja me pengesa e qytetarëve në Prishtinë

Kompania ‘Ilir Krasniqi’, e cila deri tani ka lëshuar shumë viza pune për Gjermani, së fundmi është pajisur edhe me liçencë për punësim nga shteti gjerman.

Agjencioni ‘Ilir Krasniqi’ në Prishtinë që nga muaji qershor ka hapur mundësinë për të siguruar viza pune në Gjermani për qytetarët e interesuar që kanë ndonjë mjeshtri në profesione të caktuara, si: Ndërtimtari, elektrikë, mjeshtër i qeramikës, fasadë punues, gastronomi, hoteleri, etj.

Deri më sot, ky agjencion ka lëshuar një numër të madh kontratash pune, duke u siguruar mundësi punësimi qytetarëve të Kosovës në Gjermani.

Agjencioni ‘Ilir Krasniqi’ është agjencioni i vetëm në rajon që është pajisur me liçencë për punësim.
Së fundmi agjencioni ‘Ilir Krasniqi’ është pajisur edhe me liçencë gjermane për punësim në bazë të nenit 1 dhe 2 të ligjit të punës në Gjermani.

Në dokumentin e lëshuar nga Agjencia Federale, përkatësisht nga Agjenica për Punësim e Nurnbergut thuhet: ‘Ne bazë të pikës 1 dhe 2 të rregullores së ligjit për leje të punësimit, zonjës Fexhrije Krasniqi i jepet leja për marrjen e punonjësve. Kjo liçencë është valide për 3 vite por që duhet të ripërtrihet çdo vit, dhe llogaritet nga data e pranimit të liçencës’./Pa Rrotlla/

COMMENTS