Agjencia e Ushqimit angazhon kompani private për asgjësimin e kafshëve të sëmura

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës do të shpenzoj nga buxheti i shtetit 4 mijë e 303 euro vetëm për asgjësimin e kafshëve të sëmura. Kompania N.N."

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës do të shpenzoj nga buxheti i shtetit 4 mijë e 303 euro vetëm për asgjësimin e kafshëve të sëmura.

Kompania N.N.”ZHVILLIMI”, është përzgjedhur si më e mira në mesin e tre operatorëve të tjerë, të cilës edhe i është dhënë tenderi për të kryer këto asgjësime, shkruan Indeksonline.

Ndërsa në garë përveç kësaj kompanie mësohen të kenë qenë edhe tri të tjera. Ndryshe në fillim kur ishte publikuar ky tender AUV kishte planifikuar 100 mijë euro për këto shërbime.

Vendimi për të ardhur deri tek asgjësimi i kafshëve të sëmura shihet të jetë bërë pas rezultateve të analizave laboratorike nga inspektorati veterinar i AUV-së.

“Asgjësimi i kafshëve bëhet duke u bazuar në rezultatet e analizave laboratorike dhe vendimin e marrur nga inspektori veterinar i AUV-së për asgjësim duke i respektuar procedurat e kërkuara sipas legjislacionit ne fuqi”, është përshkrimi i dhënë në tenderin e publikuar nga kjo agjenci.

Mirëpo kjo shumë prej 4 mijë eurosh shihet se do të bëhet vetëm për pjesën e parë të kontratës ashtu siç është dhënë në tender.

Data e dhënies së kontratës është bërë me 31 janar, ndryshe nënshkrimi i saj pritet të bëhet me 16 shkurt.

Edhe në vitin e kaluar ishte bërë asgjësimi i kafshëve të sëmura me ndihmën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Sëmundjet e shfaqura te kafshët vitin 2016, kishin bërë që disa prej tregjeve të kafshëve të mbyllen.

Kështu në shtator të vitit të kaluar u raportua se Komuna e Skenderajt kishte marrë vendimin për mbylljen e tregut të kafshëve në Polac të Skenderajt.

Me mbyllje të tregut të kafshëve nuk kishte pësuar vetëm Komuna e Skenderajt, pasi vitin e kaluar thuajse të gjitha tregjet e kafshëve ishin mbyllur për një kohë të caktuar, ani pse kjo u shkaktonte dëme fermerëve.

COMMENTS