Afrim Tovërlani tregon kush do të bëhet Kampion i Kosovës

Afrim Tovërlani tregon kush do të bëhet Kampion i Kosovës

Trajneri i njohur i futbollit të Kosovës, Afrim Tovërlani ka folur për garën e ashpër që po zhvillohet për titull të kampionit.

Drita dhe Prishtina janë duke zhvilluar garë të ‘nxehtë’ për titull të kampionit. Tekniku prishtinas për RTKlive.com, ka thënë se Drita tashmë është më afër titullit. Sipas tij, gjasat e gjilanasve janë 55 përqind, derisa sipas Tovërlanit, shanset e Prishtinës janë 45 përqind.

‘Nëse deri para një muaji Prishtina ka qenë më afër, tash mendoj se është Drita. 55 përqind janë gjasat e Dritës, 45 përqind të Prishtinës’, ka thënë Tovërlani.

Ish-trajneri i disa skuadrave elitare nuk e përjashton mundësinë që edhe përballja mes Prishtinës dhe Dritës të vendos për titullin e kampionit.

‘Mund të vendos edhe përballja mes tyre, nëse Drita ka karakter ta mbajë deri në fund këtë ritëm’, ka theksuar Tovërlani.

Ai ka shtuar se ‘skuadrat tjera që deri para pak javësh ishin në garë për kreun e tabelës, tashmë kanë humbur hapin në ‘luftën’ për titull të kampionit’.

COMMENTS