Afër 170 mijë euro gjoba partive për shkelje gjatë fushatës

Afër 170 mijë euro gjoba partive për shkelje gjatë fushatës

Publikohet lista me 30 kandidatët më të votuar të koalicionit LDK-AKR-Alternativa (Foto)
PZAP hedh poshtë ankesat e LDK-së dhe PDK-së për Prishtinën dhe Prizrenin

Për shkeljet që i kanë bërë gjatë fushatës zgjedhore, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gati 170 mijë euro gjoba për partitë politike.

Kjo është bërë në përputhje me Ligjin e Zgjedhjeve dhe rregullat e brendshme të PZAP-it.

Bindshëm në krye të partive për gjoba është Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan lajmi.net

Partia e Isa Mustafës edhe pse hoqi dorë nga posterët, ajo do t’i paguajë PZAP-it 67 mijë euro?.

Në dokumentin e siguruar nga lajmi.net, shihet se Partia Demokratike e Kosovës ka mbi 26 mijë euro gjoba, prej të cilave 1 mijë e 350 i ka paguar.

Pa dënime nuk ka shpëtuar as Lëvizja Vetëvendosjes. Ky subjekt është gjobitur në total me 21 mijë e 750 euro.

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit ka bërë shkelje gjatë fushatës të cilat i kanë kushtuar në vlerë prej 18 mijë e 500 eurove, nga të cilat janë paguar 1 mijë e 650?.

13 mijë e 550 euro gjoba janë shqiptuar edhe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Partia e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit ka dënime në vlerë gati 13 mijë euro.

Ndërsa, Nisma për Kosovën është dënuar me 2 mijë e 850 euro.

COMMENTS