Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës i rikthehet normalitetit

Përderisa fluturime të shumta gjatë ditës së djeshme e patën të pamundur nisjen dhe arritjen në kryeqytetin kosovarë, Aeroporti i Prishtinës sot i është kthyer normalitetit.

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, njoftohet se sot janë duke u realizuar të gjitha fluturimet sipas agjendave të parapara, raporton zico.tv

‘Ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme janë paraparë të realizohen 84 fluturime, gjithsej me 43 në shkuarje dhe 41 në arritje. Deri me tani të gjitha fluturimet janë realizuar me sukses përveç fluturimit të Turkish Airlines i cili është anuluar si pasojë e kushteve atmosferike në Aeroportin e Ataturkut në Stamboll’, thuhet në njoftimin e zyrës për media dhe komunikim në Aeroport.

Sipas tyre, kushtet atmosferike momentalisht janë të përshtatshme për fluturime dhe pritet që të realizohen me sukses.

COMMENTS