Aeroporti ‘Adem Jashari’ lansoi shërbimin ‘Ndihmë Udhëtarëve’

Aeroporti ‘Adem Jashari’ lansoi shërbimin ‘Ndihmë Udhëtarëve’

Bora shkakton rrezik në Rrugën e Kombit (Foto)
Kurti: Ndërkombëtarët nuk e kundërshtojnë qeverisjen e VV-së

Për herë të parë Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka promovuar shërbimin e ri ‘Airport Helper’,një shërbim që do t’iu ofrohet shtesë udhëtarëve të saj si aeroporti i parë në rajon me shërbim të tillë.

ANP ‘Adem Jashari’ mbetet i vetmi aeroport në rajon që ka implementuar me sukses këtë shërbim duke bërë trajnimin e tashmë 35 përqind të stafit, të cilët identifikohen brenda hapësirave të aeroportit me shenjën e ‘Airport Helper’ dhe janë çdo herë të gatshëm për t’u ofruar ndihmë udhëtarëve.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, ‘Adem Jashari’ Valentina Gara, ka thënë me këtë rast se ky koncept nënkupton gatishmërinë e stafit të aeroporteve që t’u ofrojnë ndihmë udhëtareve jashtë detyrave primare të tyre dhe e gjithë kjo realizohet në baza vullnetare.

Gara: Një shërbim që i ofrohet shtesë udhëtarëve të Aeroportit

‘Është një koncept i ri i shërbimit për udhëtarët dhe meqenëse të gjithë punonjësit i kanë detyrat e caktuara, ky është një shërbim që i ofrohet shtesë udhëtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, duke dhënë kontributin secili punonjës në baza vullnetare. Çka përfshinë ky shërbim? Në momentin kur një udhëtarë vjen dhe e sheh një punonjës me bexh të vendosur ‘Airport Helper’ munden me kërkuar çfarë do shërbimi shtesë për t’i ndihmuar gjatë udhëtimit të tyre’, ka thënë Gara.

Ajo ka shtuar se ky shërbim do të jetë kryesisht për të moshuarit, për qytetarët që udhëtojnë për herë të parë dhe është shërbim vullnetar. Sipas saj, rreth 35 përqind e stafit të aeroportit janë trajnuar për këtë shërbim të ri.

Gara: Ndihmë udhëtarëve që kanë nevojë

‘Ne kemi njerëz të moshuar dhe ka njerëz qe udhëtojnë për herë të parë në aeroport, mund të jenë të stresuar dhe nuk kanë shumë njohuri dhe në momentin kur e shohin ‘Airport Helper’ do ta kërkojnë ndihmën prej tyre patjetër se do t’i ofrojë ndihmë’, ka thënë zëdhënësja Gara.

Në konferencë kanë marrë pjesë disa nga aeroportet më të mëdha në Evropë duke përfshirë Aeroportin e Mynihut, Aeroportin e Lyonit, Aeroportin e Brukselit, Aeroportin e Gjenevës, Aeroportin e Romës si dhe atë të Napolit.

Shërbimi ‘Airport Helper’ ka filluar së pari në Aeroportin e Lyonit, për t’u zgjeruar më pas në disa prej aeroporteve më të mëdha evropiane me qëllim të rritjes së kënaqshmerisë së udhëtareve dhe ofrimit të eksperiencave sa më të këndshme gjatë udhëtimit përmes aeroporteve.

Përfaqësuesja e aeroportit të Lyonit, Martine Fillon ka theksuar se këtë shërbim të cilin sot po e lanson Aeroporti Ndërkombëtari shërbimit, aeroporti I Lyonit e ka bërë dymbëdhjetë vjet më parë, dhe qëllimi ka qenë që secili pjesëtar i aeroportit mundet me qenë pjesë e kualitetit.

Fillon: Ky shërbim ka filluar në aeroportin e Lionit 12 vjet më parë

‘Ky koncept ka filluar dymbëdhjetë më parë në Aeroportin e Lyonit dhe ky shërbim është lansuar me qëllim që secili pjesëtar i aeroportit mundet me qenë pjesë e kualitetit. Të gjithë ata punonjës konsiderohen si ambasador të kualitetit dhe tani për momentin i kemi rreth 2 mijë e 600 punonjës që kanë të vendosur bexhin edhe për ndihmë aeroportit’, ka thënë Martine Fillon.

Edhe Judith Hinz përfaqësuese e aeroportit të Mynihut ka thënë se nga viti 2011 e zbatojnë konceptin për t’i ndihmuar udhëtarët në aeroport dhe deri më tani janë mbi 2 mijë punonjës për këtë shërbim, të cilët janë të trajnuar. Ajo ka thënë se aeroporti i Mynihut ka rreth 38 milionë udhëtarë në vit, dhe është një koncept i mirë për kënaqshëm rinë e udhëtarëve, ndihma për udhëtarët.

Ndërsa, për herë të parë në Kosovë është realizuar konferenca e ‘Airport Helper’ ku janë prezantuar sfidat dhe të arriturat e një ndër koncepteve më të reja në fushën e aviacionit.

COMMENTS