E lodhshme dhe stresuese është të udhëtosh për orë të tëra me avion. Por 'shpëtimi' do të ishte nëse udhëtimi do të bëhej në kabinën e klasit parë të
E lodhshme dhe stresuese është të udhëtosh për orë të tëra me avion. Por ‘shpëtimi’ do të ishte nëse udhëtimi do të bëhej në kabinën e klasit parë të një avioni. Me siguri që gjithçka do të ishte më e lehtë.
Më poshtë mund të gjeni 9 kabinat më luksoze të avionëve në botë, të cilat ofrojnë komoditet, por sigurisht që jo secili prej nesh ka mundësinë të udhëtojë në to. Të paktën kënaqni sytë tuaj!
9. Klasi i parë i ‘British Airway’, renditet në vendin e 10 për komoditetin që ofron. Mes gjërave që ofrohet në këtë kabinë është edhe një ekran 23 inç.
8. Japan Airlines Sky Suite 777, kabina e klasit të parë këtu është totalisht e veçuar nga pjesa tjetër e avionit. Ju mund të rezervoni një udhëtim në suitën e këtij avioni vetëm muajin ardhshëm, pasi deri atëherë rezervimet janë të mbyllura.
7. ‘AirFrance’ ua ofron opsionin La Premiere, i cili mund të kushtojë deri në 10.000 dollarë, e i cili vjen me një suitë personale në të cilën ju mund ta ktheni ulësen tënde në një shtrat.
6. Klasi i parë në Qatar Airway mund të kushtojnë deri në 5000 dollarë. Sediljet u mundësojnë një gjumë tejet të rehatshëm me krevatet e tyre më komod.
5. Biletat e klasit të parë të udhëtimeve ‘Qantas’, çmimi i të cilave mund të shkojë mbi 15.000 dollarë, iu ofrojnë juve gjëra nga më të ndryshme, si shikim të filmave 3D, masazhë etj.
4. ‘Thai Airways’, një TV 21 inç me e shumë gjëra të tjera, ofrojnë një komoditet mjaft të lartë. Një biletë vetëm vajtje nga Nju Jorku në Bangkok do të kushtojë rreth 6.000 dollarë.
3. Fluturimet e klasit të parë me Cathay Pacific Airways, të cilat kushtojnë rreth 28.000 dollarë. Do të keni TV-në tuaj personal.
2. Ky shtrat në ‘Singapor Airlines’ mund të jetë shumë herë më i rehatshëm se ai që ju mund të keni në shtëpitë tuaja.
1. Etihad Airways, linja ajrore kombëtare e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka disa opsione të ndryshme luksoze. Ata që e rezervojnë një biletë të çmimit 30.000 dollarë, do të kenë shërbëtorin e tyre privat, banjon, dhomën e ndejës, dhe dhomën e gjumit.
COMMENTS