Administrata Tatimore jep njoftim për kuponët fiskalë

Administrata Tatimore jep njoftim për kuponët fiskalë

Turizmi, gjithnjë e më atraktiv
Dhjetëra viktima nga rrëzimi i avionit turk në Kirgizi

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një njoftimi për media bën me dije për të gjithë qytetarët të cilët kanë dorëzuar plikot e tyre për rimbursim nga kuponët fiskalë për tremujorin e katërt të vitit 2016, se verifikimi i plikove ende nuk ka përfunduar.

Thonë se kjo ka ndodhur për shkak se interesimi i qytetarëve për të qenë pjesë e kampanjës edhe në këtë periudhë ka qenë tejet i madh.

‘Sipas të dhënave nga departamenti i Arkave Fiskale, është edhe një numër i konsiderueshëm i plikove të cilat janë në proces të verifikimit. Po ashtu, për periudhën TM3 2016, janë verifikuar 99%, apo rreth 200 pliko kanë mbetur për t’u ri-verifikuar, në mënyrë që të konfirmohen nëse janë në përputhje me kriteret e vendimit të kampanjës’, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Në ATK thonë se zyrtarët nga departamenti përkatës, janë duke punuar në vazhdimësi në mënyrë që të gjitha plikot e kësaj periudhe të përfundojnë sa më shpejt që është e mundur.

‘Me qëllim që t’i mbajmë të informuar të gjithë qytetarët për gjendjen e plikos, nga muaji shkurt i këtij viti ATK ka zhvilluar një modul, përmes së cilit qytetarët mund të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër, për gjendjen e plikos së tyre përmes sistemit në linkun: https://kuponatfiskal.atk-ks.org për të gjitha pyetjet, duke filluar nga aplikimi, pranimi, verifikimi, rimbursimi dhe refuzimi (kthimet nga bankat gjatë vitit 2016) i plikove me kuponë fiskal’, ka njoftuar ATK-ja.

I vetmi burim i sigurt i informacionit për gjendjen e plikos, është shfrytëzimi i këtij moduli për përgjigje elektronike https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi

COMMENTS