Gjendja shëndetësore e deputetit të Vetëvendosjes, Adem Mikullovci nuk është e mirë, shkruan kosovapress. Pasi që përfundoi seanca e cila nuk u arr
Gjendja shëndetësore e deputetit të Vetëvendosjes, Adem Mikullovci nuk është e mirë, shkruan kosovapress.
Pasi që përfundoi seanca e cila nuk u arrit që të votohet kryetari dhe nënkryetarët, Mikullovcin e nxorën jashtë për krahësh dy persona.
Ai më pas u vendos në njërën nga ulëset që janë në hollin e Kuvendit e i cili u dërgua lart.
Për t’i dhënë ndihmën e parë Mikullovcit ka shkuar edhe deputetja Besa Baftiu dhe kolegë tjerë.
Edhe dje Mikullovci ka thënë për KosovaPress se nuk ndihet mirë me shëndet.
COMMENTS