Adelinë tjetër s’lind më nëna (Video)

Adelinë tjetër s’lind më nëna (Video)

Noizy dhe Duda bëjnë fuqinë! (Foto)
Nihan bën tatuazhin dedikuar burrit në një vend shumë delikat (Foto)

Është puna, imazhi e personaliteti ato që i krijuan epitetin Diva, këngëtares Adelina Ismaili.

Karrierën e saj muzikore Adelina e nisi në festivalin e atëhershëm ‘Akordet e Kosovës’, për të vazhduar me shumë koncerte derisa filloi rrëmbyeshëm të fitojë fansat e vet gjithandej ku ka shqiptarë. Bashkë me rritjen e saj, Adelina nisi t’i thyej shumë tabu, përcjellë zico.tv

adelina-a

Interesimi i madh i artdashësve krijoi radhët e gjata para dyqaneve për ta blerë albumin ‘Prej fillimit’ nga ZICO Company (2002), të idolit të tyre – këngëtares Adelina Ismaili. Ky album njihet si më i shtrenjti e më i shituri në historinë shqiptare, përcjellë zico.tv

adelina-i

Portali ynë, nga arkivi i saj zgjodhi këtë foto ku këngëtarja e madhe shihet me Producentin e njohur ZICO, me të cilin ka pasur bashkëpunim shumëvjeçarë dhe të suksesshëm.

Veç sukseseve të muzikës Adelina ishte përzgjedhur edhe ‘Miss Kosovarja’. Ajo asnjëherë nuk njohu frikën. Në spektaklin ndërkombëtar të bukurisë të mbajtur në Stamboll, Adelina të pranishmëve u tha jam shqiptare e Republikës së Kosovës, fjalë të cilat pezmatuan shumë kë në atë kohë, meqë Kosova ishte e okupuar nga Serbia.

Adelinaaaaa

E ftuar nëpër të gjitha trojet shqiptare për ta dëgjuar e parë këngëtaren nga afër, ajo ka rreth 3o vjet në skenë e që nuk di të zbresë nga lartësia. Por, në të kaluarën gjithçka që bënte ajo – ishte hera e parë për syrin e publikut shqiptar.

Momentalisht, Adelina jeton në Zvicër me bashkëshortin e saj Valin, ndërsa me ose pa qëllim ka rralluar paraqitjet publike e profesionale. Projekti i saj i fundit ishte në vitin 2014 në bashkëpunim me reperin G4shi.

Më shumë këngë të Adelinës i keni këtu!

COMMENTS