Adele ndërpret koncertin, pasi një fanse përjeton infarkt (Video)

Adele ndërpret koncertin, pasi një fanse përjeton infarkt (Video)

Shaqir Cërvadiku braktis emisionin turk, kjo është arsyeja (Foto)
Përkujtimi i Rita Orës për aktoren e ndjerë (Foto)

Këngëtarja Adele e ka ndërprerë koncertin në Sydney, pasi një fanse 47 vjeçare është dashur të dërgohej me urgjencë në spital, pasi që (siç është mësuar më vonë) kishte pasur infarkt në zemër.

Në videon, e cila është shpërndarë shumë në rrjetet sociale, shihet këngëtarja duke u përpjekur të mësojë nëse është gjithçka në rregull me fansen e saj.

‘Më falni, a mund të ndalemi? Aty është dikush që ndihet keq dhe jam e shqetësuar, sepse kjo këngë shoqërohet me fishekzjarrë dhe nuk dua ta frikësoj’, është shprehur Adele kur ka marrë vesh se dikush nga publiku e kishte humbur vetëdijen.

Incidenti ka ndodhur para se ajo ta këndonte këngën ‘Rolling In The Deep’.

Në koncertin tjetër në Sydney, diva britanike i ka uruar shërim të shpejtë fanses që kishte përjetuar infarkt dhe ia ka kushtuar një këngë.

‘Në këtë pjesë të koncertit, mbrëmë një grua ishte shumë keq. Atë moment e ndërpreva koncertin për të kuptuar nëse ishte gjithçka në rregull. Akoma nuk e di nëse është mirë, por sonte do të doja ta këndoj këtë këngë për të’, ka thënë Adele para se ta këndonte këngën ‘Take It All’.

COMMENTS