Adele bashkë me ‘kopjen’ e saj në skenë (Video)

Është njëra nga këngëtaret më të mira në botë. Por Adeles i ka ndodhur diçka e pazakontë. Ajo është befasuar gjatë koncertit të mbajtur në Amerikë kur u vë përballë sozisë së saj.

Kristie Champagne, ishte ajo që i la përshtypje Adeles për shkak të pamjes së ngjashme, shkruan The Sun.
Adele e ftoi Kristie Champagne që të bënte ‘selfie’. Kurse i dha komplimente për dukjen.

Kristie me këtë rast u shpreh se ëndrrat bëhen realitet.
‘Vërtet më keni ndryshuar jetën për të mirë. Ëndrrat bëhen realitet’, është shprehur Kristie.

COMMENTS